Transmetuar më 05-05-2021, 17:04

Tifozët anglezë do të mund të rikthehen në stadium pas një kohë të gjatë mungese.

Vendimi i drejtuesve të Ligës është marrë ditën e sotme.

Mësohet se në dy javët e fundit të kampionatit sportdashësit do mund të shijojnë ndeshjet në shkallët e stadiumit.

Fillimisht do të lejohen vetëm 10 mijë tifozë.

Gjithashtu u bë e ditur se të pranishëm do të jenë vetëm tifozët vendas dhe jo të ardhur, për të shmangur lëvizjet masive për shkak të Covid-19.

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve.

Siguria e tifozëve është e një rëndësie të madhe. Klubet kanë projekte të sigurimit të mjediseve nga COVID-19 dhe kanë plane operative të gatshme për të mirëpritur mbështetësit përsëri në stadiumet e tyre”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Premier Ligës. /k.k/noa.al/