Transmetuar më 05-05-2021, 21:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nënë 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore.

Sipas raportit të policisë, gruaja 31-vjeçare u ndoq në mes të rrugës nga burri i saj 44-vjeçar, i cili e qëlloi atë në këmbë para se ta mbulonte me lëng të ndezshëm dhe t’ia vinte flakën

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre – të moshës 3, 7 dhe 11 – jetonin me nënën e tyre.

Burri u arrestua gjysmë ore pas vrasjes dhe gjatë kontrollit ju gjet një rrip i mbushur me municione luftarake. Ai akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij, sipas medieve të huaja.