Transmetuar më 05-05-2021, 22:16
Foto ilustruese

Dy djem shqiptarë janë përplasur mes tyre dje në mbrëmje në Greqi me pasojë plagosjen e njërit dhe zhdukjen në drejtim të paditur të tjetrit.

Incidenti ndodhi në Strymoniko, Serres, rajon pranë Selanikut, raporton noa.al.

Dy shqiptarët, 31 vjeçarë u konfrontuan në rrethana të paqarta në mjedis publik. Ata debatuan intensivisht, derisa humbën kontrollin dhe çuan njërin prej tyre të përdorte thikë.

31-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin dhe bashkatdhetarin e tij në gjoks duke e lënë të plagosur rëndë.

I plagosuri u shtrua në spitalin "Papageorgiou" në Selanik, ku për fat të mirë po mjekohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se autori u largua në drejtim të panjohur dhe po kërkohet nga autoritetet. /noa.al