Transmetuar më 06-05-2021, 08:53

Një shtetas somalian u gjet i vdekur në një kamp migrantësh në ishullin lindor të Egjeut Chios, njoftoi Ministria e Migracionit.

28-vjeçari u gjet në strukturën e VIAL, në fshatin Chalkios, nga disa somalezë të tjerë që thirrën policinë.

Një mjek ushtarak i cili ekzaminoi trupin vërtetoi se ai kishte vdekur për të paktën 10-12 orë më parë dhe identifikoi dy plagë në veshin e burrit dhe dorën e tij të majtë, me shumë gjasa të shkaktuara nga kafshimet e brejtësve.

Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të sqarohen pas autopsisë. Ministria tha se autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë vrasje nga të tjerë, pasi nuk janë vërejtur mavijosje, lëndime ose plagë të dyshimta në trupin e burrit. /S.H /NOA.al