Transmetuar më 06-05-2021, 11:17

Fund i dhimbshëm për një grua në Lezhë e cila zgjodhi vetëvrasjen me një armë zjarri, duke ikur nga kjo botë për arsye ende të paqarta.

Vetëvrasja ndodhi sot rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë, raporton noa.al.

Gruaja 52 vjeçare Drita Maçuvila ka qenë në banesën e ssaj kur dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Noa.al mëson se vetëvrasja ka ndodhur në sy të familjarëve. Nga hetimet e para raportohet se e ndjera vuante kohët e fundit nga një gjendje depresive.