Transmetuar më 06-05-2021, 13:44

Gjithçka ose asgjë! Të dielën, Juventus dhe Milan luajnë të gjithë sezonin. Në lojë është mbi të gjitha pjesëmarrja në Champions, por ka edhe më shumë se kaq.

Luhet për 50 milionë euro që garantojnë një vend mes katër të parave në renditje, por sfida e Torinos mund të thotë shumë edhe për projektet, merkaton, objektivat e dy klubeve dhe sidomos të ardhmen e trajnerëve dhe lojtarëve të rëndësishëm.

Pa Champions League, ky sezon për Juventus do të ishte një dështim i vështirë për t’u menaxhuar.

“Zonja e Vjetër” do të ishte e detyruar të ulte ndjeshëm shpenzimet dhe Cristiano Ronaldo vështirë se do të qëndronte në Torino.

Sa i përket pankinës, fati i Andrea Pirlo është vendosur që tani, por dështimi do të njolloste që në nisje aventurën e tij si trajner. Pak më i ndryshëm është diskutimi për Milan, që gjithsesi rikthimi në Champions do të ishte një arritje e rëndësishme për të ardhmen.

Pas shumë investimesh, pronarët e klubit kërkojnë me ngulm kthimin në elitën e futbollit europian, që gjithashtu do të zhbllokonte tratativat për rinovimin e kontratave të lojtarëve të rëndësishëm si Gigio Donnarumma./K.B/NOA.al