Transmetuar më 06-05-2021, 15:17

Liljana Buzo, 54-vjeçe, është gruaja që u vra sot nga bashkëshorti i saj, me të cilën ishte në proces divorci.

Liljana  mbeti viktimë e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj nga bashkëshorti, Koço Buzo, sot pas një seancë gjyqësore.

Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar. Një nga djemtë mësohet se ishte i pranishëm në momentin kur ndodhi krimi.

E ndjera është qëlluar me breshëri sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin.

Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo.

Nga të shtënat, u plagosën edhe dy persona të tjerë për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

/a.m/NOA.al