Transmetuar më 06-05-2021, 15:27

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar 3 raste të vdekjes dhe janë shëruar 346 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

/a.m/NOA.al