Transmetuar më 06-05-2021, 15:58

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ndau lajmin me të gjithë me anë të videoklipit të këngës së saj, në fund të së cilës ata shfaqeshin duke shkëmbyer puthje pasiononte.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar tek “Roped with Olsi”, Melisa zbuloi se pëlqimin për Andin e ka pasur deri në fillim dhe se kur ka kërkuar të realizojë takime me të, nuk e kanë lejuar duke i thënë se po ndërhynte mes tij dhe Tea Trifonit.

23-vjeçarja zbuloi se në fillim dyshja takohej në lokalin e Shehut, e më pas edhe në parkingun e makinës.

“Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor që sot është dashuria e jetës time”,- u shpreh Melisa për qëndrimin e saj në program.

Kur u pyet se cili e ka dhënë puthjen i pari, ajo tha:

“Andi. Çifti ka nisur edhe bashkëjetesën me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment që kalojnë bashkë”.

Ndërsa për mamin e Andit, këngëtarja tha se është shumë e mirë dhe shprehu dëshirën që ta kishte gjithë jetën ‘vjehrre’.

Mamaja e Melisës është më strikte por ish-konkurrentja tha se tani e ka pranuar dhe e mbështet./a.m/NOA.al