Transmetuar më 06-05-2021, 18:26

Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë k*rve je. Nëse je k*rvë mediatike, ta zemë karaputanë gazete ose zhabulane reviste, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji.

Bushtrat që paguajnë për të dalë në faqet e para me ngjyra dhe të fotoshopuara bëji të duken 23 kur janë nja 55 dhe numërojua një nga një dashnorët e ëndërrave dhe partnerët imagjinarë me të gjitha tekat, veset, prirjet, perversitetet.

Nëse je baxhellë televizive, përdore video-kuvllëkun me zotësinë e duhur. Hiqu sikur nuk e ke sa të tjerat por të gjërë një pëllëmbë dhe të gjatë nga kërthiza te kurrizi në formë harku. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.

Po je rruspie e Shoqërisë Civile kaloje kohën nëpër konferenca, sympoziume, restorante. Hiqu sikur je me të dobtit, me të pambrojturit, me fukarenjtë. Nga ana tjetër thur dhe zbato strategjira si t’i vjedhësh të gjitha fondet kushtuar rrjepacakëve.

Maksikurva, superkurva, hyperkurva, kurva e kurvave, kurva politike, s’ka nevojë për këshilla, është vetë shkencëtare e kurvllëkut.

Por mund të jeshë k*rvë e zakonëshme, k*rvë ordinere. Për shkak të numurit të madh në rritje dhe laryshisë marramendëse që këtë kurvë e karakterizon; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë kurvlliku, k*rva ordinere është më e vështira për t’i dhënë këshilla, ç’ka nuk e marr përsipër ta bëj.

Mirpo kurvlliku s’ka fund. Ndoshta je stërkurvë, lavire, rruspie, baxhellë. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere që shpatullat nga mbrapa të duken si bythë, t’i thuash babit "ik o idiot", t’i klithësh mamit "qepe moj shtrigë", të mos lexosh kurrë një libër, pra nëse je kurvë që i ke thyer të gjitha këto rekorde, nuk do të thotë që ke marrë fund. Gjej shpejt një budalla merre për burrë.

Gjithesi, çfardolloj k*rve të jesh, kur dëgjon të flitet për Shqipërinë, që të mos të marrin për k*rvë injorante, urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet për së mbari, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri qefi, punë të lehta që paguhen sa s’ta rrok mendja. Bëj kujdes gjithashtu që nëse dikush do të cilësojë k*rvë, falenderoje. Thuaji se në diktaturë kishim më tepër kurva se goca të mira dhe më pak çuna të mirë që vdesin për kurva se goca të mira që kishin qef k*rvarë. Ndërsa në demokraci kemi më tepër goca të mira se k*rva dhe më tepër k*rvarë që vdesin për goca të mira se kurva që kanë qef çuna të mirë. Përdore lëmshin me goca, çuna, kurva, kurvarë, për të qartësuar pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin aq shumë bastarda. Nga këto qartësime nuk do kuptojë kurkush kurgjë. E ç’rëndësi ka kuptojnë a s’kuptojnë çfarë thotë kurva. Rëndësi ka të pushkatohet koha në kafene, të nxihet dita me muhabete, të zbardhet nata para televizorit.

Nëse me këto këshilla për kurva ti e dashur lexuese s’ke të bësh, madje as nuk i kupton, bëj të vetmen gjë që në vendin e kurvave, kurvarëve, hajdutëve, banditëve, një femre për së mbari i lejohet të bëjë; Ngjitu në Qiell pasi të jeshë bërë copash kur sapo je hedhur nga një grataçiel.

* Qëndrimet e autorit janë personale