Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debate të ashpra në parlamentin e Francës.
Deputeti Francois-Michel Lambert tha se ndryshimi i ligjit do të reduktonte konsumin, trafikimin dhe rreziqet.
Ai tha se ky debat është thelbësor, kryesisht për shëndetin e të rinjve dhe përdori një mënyrë mjaft origjinale për të mbrojtur kauzën e tij, duke nxjerrë një cigare hashashi brenda në sallë.
“Vetëm fakti që po e tregoj këtë objekt këtu, mund të më fusë në telashe. Duke treguar legalizimin e kanabisit, me aktin e thjeshtë të shfaqjes së kësaj cigareje, mund të futem në telashe”, u shpreh ai.
Richard Ferrand, kryetari i Asamblesë Kombëtare i tha se, “është e ndaluar të mbash atë lloj objekti këtu. Z. Lambert, ju rikujtoj rregullat dhe do ju rekomandoj për ndëshkim”.
Qeveria franceze është kundër legalizimit të përdorimit të marijuanës.
Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i tha deputetit se “dallimi mes meje dhe teje është se unë nuk mund të tregoj plotësisht depresionin e drogës që ka goditur familjet në Francë”.
“Të gjithë prindërit që luftojnë çdo ditë duke u shpjeguar fëmijëve që është e dëmshme ajo që rrjedh në venat e tyre dhe ajo që tymosin.”
/a.m/NOA.al