Transmetuar më 06-05-2021, 19:49

Një çift shqiptarësh që shkoi në Irlandë pasi dyshohet se i janë nënshtruar dhunës së lidhur politikisht, në vendin e tyre të lindjes, e ka fituar sfidën në Gjykatën e Lartë mbi refuzimin e mbrojtjes ndërkombëtare që kishte kërkuar më herët.

Sipas Irish Times, gjykatësi vuri në dukje se burri, i referuar si Z. Sula (jo emri i tij i vërtetë), kishte thënë në kërkesën e tij për mbrojtje, se kishte marrë me qira një bar-kafe në Shqipëri dhe ishte bashkuar me Partinë Demokratike atje, sepse "donte të merrte pronat që i ishin rrëmbyer gjatë diktaturës komuniste ”.

Sula tha se ai mbështeti në mënyrë aktive Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme 2017 dhe pretendoi se ai ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarët politikë të maskuar dhe të armatosur, që i thanë se duhej të linte Shqipërinë.

Sula tha se ai u ndje shumë keq psikologjikisht kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet. Disa politikanë që fituan zgjedhjet janë të përfshirë në krim të organizuar dhe janë lidhur me Mafian, si  dhe zgjedhjet ishin të korruptuara, pretendoi ai.

Ai tha se të jo të gjithë njerëzit në partinë e tij "janë më të mirët kur bëhet fjalë për këtë, por, siç themi në Shqipëri,”Nuk ka pyll pa derra”.

Ai pretendoi, rreth dy ditë pas zgjedhjeve, se gruaja e tij e thirri atë, e tmerruar, duke thënë se dy persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe e kishin shtyrë nga autobusi. Çifti pretendoi, se si rezultat u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Irlandë duke kërkuar mbrojtje.

Në procedurat e tyre në Gjykatën e Lartë, ata sfiduan disa nga gjetjet e policisë, për besueshmërinë e pretendimeve të çiftit shqiptar.

Drejtësia irlandeze vuri në dukje se Sula ishte një anëtar aktiv i Partisë Demokratike, provoi një raport mjekësor që mbështeste pretendimin e tij, po ashtu edhe shumë nga pretendimet për situatën politike në Shqipëri, u tha se qëndrojnë, megjithatë shumë nga pretendimet mbetet ende të debatueshme dhe të paqarta.

/a.m/NOA.al