Transmetuar më 06-05-2021, 22:46

Një vajzë 6-vjeçare në një plazh në Havai, është rrezikuar nga një peshkaqen ditën e sotme i cili është shfaqur në breg të detit teksa vajza po notonte në bregun e detit duke luajtur me dallgët.

Vogëlushja Anela Rezentes, është filmuar nga nëna e saj Sheri Gouveia e cila po i bënte video rastësisht kur pa peshkaqenin afër vajzës së saj, raporton Daily Mail.

‘Shpirti im u largua nga trupi im, Unë pashë peshkaqenin. Nuk e vura re që ishte pas shpinës time. Isha vërtet e frikësuar. ‘- tha Rezentes.

Ajo në fillim nuk e pikasi prezencën e grabitqarit nënujor, por kur e pa atë, u largua e tmerruar.

Për fat të mirë, ajo ka mundur të dalë nga uji pa u lënduar.

Më poshtë pamjet: