Transmetuar më 06-05-2021, 23:30

Ndërron jetë 63-vjeçarja e cila u aksidentua me motor pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Elbasanit.

Burime për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se 63-vjeçarja e identifikuar si Zymrie Aqifi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit të motorit është vënë në pranga.

Nga ana e autoriteteve po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/