Transmetuar më 07-05-2021, 10:56

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka lëshuar një kërcënim nga foltorja e Kuvendit duke iu drejtuar mjekëve në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gjuzi tha se ka ende kirurgë në vend që kërkojnë para për operacione, duke paralajmëruar se një ditë do t’u shkojë për t’i inspektuar.

Ndër të tjera, Gjuzi deklaroi se nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe se do të jetë deputet në këtë Kuvend, në këtë që është dhe në atë që do të vijë.

“A janë të certifikuara vaksinat kineze? Unë mendoj se jo. Është e drejta juaj të mendoni dhe të thoni se kryeministri neotoaman. Ka firmosuar xhaminë me 4 minare, ne i kemi me 4."

"Edi Rama mos thuaj se nuk je neo-otoman. Ka kirurg që kërkojnë 300 euro për operacion. I them se do t’ju vij ndonjë ditë atje."

"Do jem në Kuvend se jam kryetar i Partisë Konsveratore. Do jem tek ky dhe në çdo Kuvend që do të vijë,”-tha Gjuzi. /S.H /NOA.al