Transmetuar më 07-05-2021, 19:22

Edhe disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar janë duke agjëruar, ashtu si shumë besimtarët myslimanë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu ka treguar se vendosi të agjërojë.

Ajo tha se ajo  që e shtyu të bënte këtë rit ka qenë gjyshja e saj.

“Vendosa të agjëroj në kujtim të gjyshes time, e cila e mbante Ramazanin çdo vitë deri në muajin kur u nda nga kjo jetë dhe kisha një dëshirë të brendshme. Kur e mendoja, nostalgjia…kjo kohë na ka bërë të reflektojmë shumë për familjen, për ata që nuk i kemi afër. E ndjeva, ashtu më lindi si një jet i mirë për ta bërë në kujtim të gjyshes time nga babi. Familja e tim ati është myslimane, kurse nga mami janë katolikë”, u shpreh këngëtarja, teksa ishte e ftuar te “Rudina” në TV Klan.

/a.m/NOA.al