Transmetuar më 08-05-2021, 20:48

Disa pamje të rënda vijnë nga një burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tregojnë një sulm.

Një i burgosur në Los Angeles, ka sulmuar brutalisht një police.

Sipas mediave të huaja, gruaja 54-vjeçare po shkonte tek Arnulfo Meza, 29 vjeç, për t’i dhënë letrën higjienike, pas kërkesës së këtij të fundit për të përdorur banjën.

Mirëpo, i dënuari e godet me grushta, duke e rrëzuar punonjësen e policisë në tokë.

Gruaja u dërgua në një spital për mjekim dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sakaq, Meza u dërgua në një zonë të sigurisë së lartë, ku do të përballet edhe me akuzën për sulm.

Më poshtë pamjet: