Transmetuar më 09-05-2021, 20:30

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Vragoli të komunës së Fushë Kosovës.

Dyshohet se një e re 33 vjeçare është vrarë nga e motra 30 vjeçare.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi gjatë ditës se ka arrestuar të dyshuarën teksa rastin po e heton si vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore./noa.al/