Transmetuar më 09-05-2021, 21:26

Partia Demokratike dorëzoi të dielën në KQZ dosjet voluminoze, që sipas saj kanë fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri, në votmet parlamentare të 25 prillit.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së Marinela Ziu dhe Marash Logu u shprehën pas dorëzimit të dosjeve ankimore se “është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë”.

“Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend. Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve të partisë shtet. Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota”, thanë ata.

Po ashtu përfaqësuesit ligjorë të PD-së pretenduan për kandidimin e përfaqësuesve të krimit të organizuar, përdorimin e bandave për të blere vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë.

“Nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit  që sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baraz me afërsisht me 8 deputetë. Nga pamundësimi i votës së emigrantëve tek karantina 3-ditore për të penguar emigrantët të vijnë fizikisht për të votuar. Është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë,