Transmetuar më 10-05-2021, 09:01

Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt territorit izraelit të dielën në mbrëmje (9 maj) thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, pas një dite sulmesh të vazhdueshme zjarrvënëse. Pak para mesnatës, dy raketa të tjera u lëshuan.

Zëdhënësi ushtarak raportoi se çifti i parë i raketave u përgjua nga sistemi Iron Dome, ndërsa i dyti ra në një zonë të hapur.

Nuk ka raportime të menjëhershme për lëndime ose dëme.

Ndërkaq, Izraeli paralajmëroi Gazën se mund të reagonte fuqishëm. /S.H /NOA.al