Transmetuar më 10-05-2021, 09:46

Nard Ndoka i cili nuk arriti të fitonte asnjë mandat në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ka postuar një foto duke qeshur me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga viti 2017.

“Qesh e ngjesh”, ky është përshkrimi që ka zgjedhur Ndoka për foton me Bashën, duke e shoqëruar edhe me një emoji.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, ka bërë fajtor për humbjen Lulzim Bashën, por edhe veten që i besoi atij verbërisht.

I pyetur nëse do të mund të kthente kohën pas, a do t’i besonte Bashës, Ndoka ka thënë se nuk do e bënte pasi do të ishte e pafalshme, ndërsa e cilësoi Bashën një dështim të karrierës së tij. /S.H /NOA.al