Transmetuar më 10-05-2021, 11:51

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot se PS do ta mbajë të shtrirë dorën për bashkëpunim me opozitën, teksa paralajmëroi se do konsultohet me opozitën dhe për emrin e Presidentit të ri.

PD akuzon kryeministrin si ‘autor të masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve”, duke theksuar se detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend dhe se asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, deklaron PD.

Më herët kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, teksa shtoi se për emrin e Presidentit të ri, ndonëse është shumë herët, PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.

“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.

PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama./K.B/NOA.al