Transmetuar më 10-05-2021, 18:58

Presidenti i Republikës ka uruar Dinamon për ngjitjen në “Superligë”, gjë e cila mungonte prej nëntë vitesh.

Meta e shoqëron postimin e tij me një foto së bashku me yjet dinamovite ndër vite si, Sulejman Demollari, Mujo Targaj, Halit Gega, Ilir Pernaska, Ermal Tahiri. Në urim, Presidenti e cilëson Dinamon si simbol të vlerave më të mira sportive dhe burim krenarie.

“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore!

Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive”, shkruan Meta.

Sakaq, kujtojmë se fundjavën që lamë pas, Dinamo mundësoi ringjitjen në elitën e futbollit shqiptar, duke mposhtur Vorën dhe siguruan matematikisht fitimin e titullin. /S.H /NOA.al