Transmetuar më 10-05-2021, 20:31

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani.

Gruaja 54-vjeçare Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj, telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të.