Transmetuar më 11-05-2021, 14:11

Deputeti Lefter Maliqi thotë se e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit është përmes “revolucionit demokratik”.

Ai nuk arriti të fitojë mandatin për katër vitet e ardhshme parlamentare, pas zgjedhjeve të fundit.” “Protesta masive, ose të pranojmë sundimin e krimit, oligarkëve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor të vërshojë të marrë përpara makinerinë e miliona eurove që blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptarëve, ose të heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve”, thotë ai

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi i bën thirrje qytetarëve të protestojnë dhe të refuzojnë shërbimet duke shkuar në mosbindje civile.

Deklarata e plotë e Lefter Maliqit:

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!

/a.m/NOA./al