Transmetuar më 12-05-2021, 14:31

Izraeli zotohet për më shumë sulme, me pretendimin se kështu do të sjellë ‘qetësi totale dhe afatgjatë’ në Lindjen e Mesme.

Bombardimet kufitare nga të dy palët lanë 43 palestinezë dhe pesë izraelitë të vdekur, deri tani.

“Ushtria do të vazhdojë të sulmojë për të sjellë një qetësi totale, afatgjatë. Vetëm kur të arrijmë atë synim do të jemi në gjendje të flasim për një armëpushim,” – tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz të mërkurën, pavarësisht alarmit në rritje.

Breshitë e natës së kaluar shënjestruan  blloqet e kullave në Gaza ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 43 palestinezë, përfshirë 13 fëmijë.

Raketat nga bastionet e dyshuara të Hamasit kanë vrarë pesë izraelitë, përfshirë dy gra dhe një fëmijë.

Ushtria izraelite tha se militantët kanë lëshuar më shumë se 1,050 raketa që kur filloi konflikti të hënën.

Vetëm pas agimit të së mërkurës, Izraeli realizoi ​​dhjetëra sulme ajrore brenda pak minutash.

Dy brigada këmbësorie u dërguan në zonën e  Hamasit, duke rritur frikën e pushtimit tokësor

Tensionet filluan një muaj më parë në Jeruzalem, ku taktikat e ashpra të policisë gjatë Ramazanit dhe dëbimi i kërcënuar i dhjetëra lagjeve myslimane ndezën protesta që u shoqëruan nga përplasjet me policinë. Të hënën, trazirat në “Temple Mount” lanë me qindra palestinezë të plagosur para se Hamasi të fillonte lëshimin e raketave.