Transmetuar më 13-05-2021, 13:05

Për herë të dytë radhazi, për shkak të pandemisë që ka sjellë COVID-19, finalja e Champions League nuk do të zhvillohet në Stamboll, ashtu siç ishte parashikuar në kalendar. UEFA ka ndryshuar sërish destinacion duke ia besuar këtë finale Portugalisë, ashtu siç ndodhi një vit më parë me finalen Bayern-Munich-PSG. Me 29 maj finalja ndërmjet Man.City dhe Chelsea do të zhvillohet në Porto në stadiumin “Do Dragao”.

Kjo finale e gjitha britanike do të luhet me tifozë, sigurisht me një numër të reduktuar. UEFA ka njoftuar në komunikatën zyrtare se në stadium do të jenë të pranishëm 6 mijë tifozë. /S.H /NOA.al