Transmetuar më 13-05-2021, 14:40

Një incident i paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një rrugë ku ishin mbledhur një grup të rinjsh dhe një burrë u tërhoqi vëmendjen të respektojnë masat kundër Covid-19.

Një nga të rinjtë e irrituar dhe i fyer në sedër për kritikat që lëshoi 60 vjeçari, nxori një thikë, iu afrua dhe e qëlloi duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Nea Smirni të Athinës në Greqi, raporton korrespondenti i noa.al.

Dëshmitarët thanë se disa djem ishin mbledhur pranë sheshit të Nea Smirni dhe po pinin në rrugë duke bërë muhabet dhe duke dëgjuar muzikë nga një makinë Smart që kishin parkuar para tyre.

Kur burri u bërtiti që të bëjnë kujdes se virusi është përqark dhe u kërkoi të shpërndahen, ata u zemëruan dhe një prej tyre e qëlloi me thikë.

I plagosuri u dërguan në spitalin Genimatas të Athinës, pa rrezik jete. Policia nuk ka njoftuar për ndalim personash. Në Greqi prej shumë muajsh vendi ka qenë në izolim dhe vetëm këto ditë ka rinisur të hapen disa shërbime.