Transmetuar më 14-05-2021, 07:40

Deri në mesditë vijon moti me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët. Ndërsa mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 -5 ballë. /S.H /NOA.al