Transmetuar më 14-05-2021, 08:00

Borussia Dortmund është fituese e kupës së Gjermanisë në futboll, pasi mposhti Leipzigun me rezultatin 4:1 në finale .

Borussia kaloi në epërsi në minutën e pestë kur shënoi Sancho. Sigurisht, Erling Haaland gjithashtu duhej të linte gjurmët e tij në këtë finale, duke shënuar për 2:0 në minutën e 28-të. Në kompensimin e gjyqtarit në pjesën e parë, Sancho shënoi për 3:0, pas asistimit të Reus.

Leipzig u hodh në sulm në një përpjekje për ta bërë ndeshjen interesante. Ata gjithashtu goditën shtyllën, dhe arritën të shënonin në minutën e 71-të, kur Dani Olmo shënoi gol nga distanca prej 16 metrave.

Në fund të ndeshjes, Haaland shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të katërtin për skuadrën e tij. Kjo është hera e pestë që Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë në futboll. /S.H /NOA.al

https://youtu.be/nqmK4PMhBsE