Transmetuar më 14-05-2021, 08:19

Amerikanët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID mund të lëvizin pa maskë jashtë por edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura.

Dita ka nisur me zbatimin e këtij udhëzimi të ri dhe presidenti amerikan Joe Biden tha se kjo është një ditë e mrekullueshme.

"Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën", tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska.

Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

"Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë," tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. "Bëni vaksinën – ose mbani maskë derisa ta keni bërë." /S.H /NOA.al