Transmetuar më 14-05-2021, 09:07

Roza Lati prej kohësh ka shprehur deshirën për t’u përfshirë në industrinë muzikore dhe duket se shumë shpejt do të vjië dhe kënga e saj e parë. Si rrallëherë, Roza ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur se kur do të dalë kënga e parë. Moderatorja ka zbuluar se ka dëshirë që këtë projekt muzikor ta publikojë gjatë muajve të verës dhe shprehet e bindur se do ju pëlqejë të gjithëve.

“Këngën dua ta nxjerr këtë verë. Kjo është dëshira më e madhe që kam për momentin, do ju pëlqej shumë jam e bindur!”, ka treguar Roza.

Kujtojmë se këto ditë moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një seti fotografik që ka realizuar. Roza u shfaq shumë sensuale në disa foto, teksa shihej me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak.

Para publikimit të këtyre imazheve ajo la një shënim në Instagram, që i bëri ndjekësit të dyshonin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj.

“E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”, shkroi Roza para postimit të fotove.

Duke qenë se ky shkrim i bëri të gjithë të aludonin për jetën e saj personale, Roza u detyrua të jepte disa shpjegime.

“Zemrat e mia, shoh qe jeni shume te shqetesuar se kush me paska zhgenjyer mua ne ate far feje qe une bera setin “Ta ha zemren”. me keni bllokuar inboxin… Po ju ve ne dijeni publikisht, qe une jam shume e lumtur dhe Ok me te dashurin tim. E dua vertete.

Seti “ta haj zemren” ishte nje frymezim kur pam zemren e silikonit te punuar aq reale sa thash… “wow” duhet ta bej nje foto me kete. Normal qe nje organ ne dore do foto hardcore, do nje set te eger. Dhe parukja bjonde na coi ne Mood te Divave qe kane qene gjithmone te zhgenjyera nga meshkujt. Keshtu qe, asgje personale. Just Show! And Wild Fun! Ju dua shume!”/S.H /NOA.al