Transmetuar më 14-05-2021, 09:27

Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj ndaj Covid-19. Autoritete kanë njoftuar se të gjithë të rriturit në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Kështu, Nauru bëhet shteti i parë në botë që ka arritur një gjë të tillë.

Shteti i largët i Paqësorit është kështu një nga vendet e pakta në botë pa virus. Zyrtarët shëndetësore thanë se fushata vaksinuese katër-javore kishte tejkaluar parashikimet.

Sipas të dhënave, 7,392 njerëz morën dozën e parë, ose 108 përqind të popullsisë së rritur. Gjithashtu janë vaksinuar edhe turistët e huaj që janë futur në vend.

Nauru mori doza të vaksinave AstraZeneca si pjesë e programit global Covax që synon rritjen e imunizimit në kombet më të varfra.

Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10 000 personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru. Gjithashtu, është shteti i tretë më i vogël në botë, pas Vatikanit dhe Monakos. /S.H /NOA.al