Transmetuar më 14-05-2021, 09:46

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manastirliu thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

"Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19.#ShqipëriaBuzëqesh", shkruan Manastirliu./K.B/NOA.al