Transmetuar më 14-05-2021, 10:00

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, megjithëse jemi në mes të majit. Në qytetin e Pukës për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kV e Fushë-Arrëzit, dhe si pasojë ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike. /S.H /NOA.al