Transmetuar më 14-05-2021, 11:01

Një tufë me 18 elefantë të egër është gjetur e ngordhur në Nagaon, në shtetin veri-lindor indian të Assam.

Zyrtarët shtetërorë thonë se elefantët u vranë kur rrufeja goditi rezervatin pyjor në Kandoli.

Fshatarët njoftuan autoritetet, pasi gjetën kufomat e kafshëve në pyll.

Kryeministri i Assam Himanta Biswa Sarma tha se ai ishte i shqetësuar për një "numër të madh elefantësh",  që kishin ngordhur  dhe se ishte urdhëruar një hetim.

Ka më shumë se 27,000 elefantë aziatikë në Indi, rreth 21% e të cilave janë në Assam.

Kjo është hera e parë në 20 vjet në Assam që kaq shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në të njëjtën kohë.

Ministri i pyjeve i shtetit Parimal Suklabaidya shkroi në Twitter se ai ishte "thellësisht i tronditur" nga ngordhja e elefantëve "për shkak të stuhisë masive" në Kathiatoli Range në Nagaon.

/a.m/NOA.al