Transmetuar më 14-05-2021, 11:38

Babai dhe tre djemtë e tij janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave izraelite në Rripin e Gazës, mëngjesin e së premtes.

Sipas ekipeve të mbrojtjes civile, ushtria izraelite e ka bombarduar masivisht pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytezën Beit Lahia, ku u gjetën trupat e një burri dhe të tre djemve të tij nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar përpjekjet e tyre në rrënojat e disa ndërtesave që u shembën nga sulmet.

Izraeli po vazhdon sulmet ajrore mbi Gazën. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 119, përfshirë 27 fëmijë e 11 gra.

Deri të enjten janë regjistruar edhe 580 të lënduar.

Të premten në mëngjes u vranë edhe gjashtë persona në Gaza nga sulmet ajrore të Izraelit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate.

Në anën tjetër, në Izrael deri më tani janë regjistruar shtatë viktima: gjashtë të vrarë nga sulmet me raketa dhe një ushtar i vrarë nga një raketë anti-tank, që e goditi veturën me të cilën po udhëtonte./a.m/NOA.al