Transmetuar më 14-05-2021, 11:47

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Dy partitë opozitare kanë kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendojnë parregullsi. Marash Logu, përfaqësuesi i PD në mbledhjen e KAS paraqitit provat për përsëritjen e  zgjedhjeve.

“Partia Demokratike kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2. PS e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. PD argumentoi se kandidatët e PS, veçanërisht, Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve. PD thotë se kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për vitë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit.

Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjistrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se  i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.

“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme”, u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji tha se është bërë hetim lidhur me argumentet e sjella nga LSI dhe ka rezultuar që ka vetëm gabime materiale. Salianji theksoi se kërkesa e bërë për Beratin është politike dhe s’ka vlerë ligjore.

“Kërkesën e LSI e kemi vlerësuar, ka ngritur pretendime konkrete, dhe ne kemi nisur hetim nëpërmjet komisipnerëve tanë, dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona, që prapësojnë pretendimet e LSI. Për ZAZ 65, janë numëruar si të rregullta të gjitha kutitë e votimit nga përfaësuesit e të gjitha partive. Në QV 34,46 nëse nuk paraqitet operatori dhe votimi vazhdon, këtu s’ka parregullsi. S’ka pasur shqetësime gjatë ditës së votimit nga asnjë forcë politike lidhur me zhvillimin e votimit.

Dy juristët e opozitës e njohin ligjin, por se thonë, të shpallësh pavlefshmërinë e gjithë qarqet duhen votat për një mandat. Ne vijmë këtu i  themi KAS-it unë kam gjetur këto 15 qendra dhe ju shpallinin të pavlefshme. Numri 10 mijë për shpalljen e pavlefshme nuk ekziston. Kjo është kërkesë politike s’ka asnjë argument ligjor dhe vlerë juridike. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Sa i përket zgjidhjes që ata kërkojnë nuk është zgjidhja në këtë sallë”, tha Salianji./K.B/NOA.al