Transmetuar më 14-05-2021, 13:12

Një delegacion egjiptian që u takua me zyrtarë izraelitë për të ndërmjetësuar në negocimin e një armëpushimi nuk arriti rezultat pozitiv, i tha një burim egjiptian i sigurisë agjencisë së lajmeve DPA.

Izraeli refuzoi të gjitha iniciativat e ndërmjetësimit për të arritur armëpushim, madje edhe të përkohshëm, me forcat palestineze në Rripin e Gazës, shton burimi, raporton Aljazeera.

Sipas burimit, Izraeli synon të shkatërrojë aftësitë ushtarake të Hamasit dhe fraksioneve të tjera në Gaza dhe të synojë një numër zyrtarësh të lartë të Hamasit të kërkuar nga Izraeli, para se të kthehet në negociata për një armëpushim.

Sulmet e fundit

Forcave izraelite shembin një ndërtesë 14-katëshe në Gaza, në ditën e tretë të sulmeve ajrore kundër Hamasit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aeroplani luftarak i izraelit F-16 shkrepi nëntë raketa mbi kullën Al-Sharouk.

Kjo ndërtesë dikur kishte shërbyer si “shtëpi” e disa mediave dhe kishte shumë lokale afariste e apartamente, por që edhe gjatë sulmit të vitit 2014 ishte goditur nga ushtria izraelite.

Nën anën tjetër, zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Hamasi kishte përdorur kullën Al-Sharouk dhe disa tjera përreth dhe pikërisht për këtë janë goditur nga forcat ajrore të Izraelit.

Izraeli vijon të kundërpërgjigjet me sulme ajrore mbi Gaza për të goditur Hamasin. Në njoftimin e fundit, Izraeli njofton se ka goditur rrjetin e metrosë ose nëntokësor të Hamasit.

Me anë të sulmeve ajrore, por dhe me ndihmën e tankeve, artilerisë dhe njësisë kombësore janë dëmtuar kilometra të tërë të rrjetit.

Ndërkohë luftimet vijojnë, teksa më shumë të vdekur ka në Gaza, mbi 100 të tillë. Izraeli ndërkohë pritet  që sot të vendosë për planin e betejës i cili parashikon një pushtim të Rripit të Gazës./K.B/NOA.al