Transmetuar më 14-05-2021, 13:44

Një vajzë shqiptare ka rezultuar me Covid-19, pasi ka shkuar dhe i është nënshtruar analizave në Tajvan.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Tajvanit, sot janë raportuar 34 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 5 raste ishte të importuara.

Siç shkruajnë mediat në Tajvan, dy persona ishin nga Indonezia, dy nga Paraguai dhe një nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçare, e cila nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për vizitë në një spital ku është zbuluar se kishte koronavirus.

Mësohet se e reja ka fluturuar për në Tajvan më datë 18 prill pasi kishte siguruar një kontratë punë atje

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer 668,531 testime, nga te cilet pozitiv kane rezultuar  131,890 persona.

/a.m/NOA.al