Transmetuar më 14-05-2021, 14:41

Policia sqaron aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Lushnje.

Policia ka identifikuar fillimisht burrin që humbi jetën dhe që ishte në timon.

Sipas policisë, sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, banues në Berat.

Nga aksidenti humbi jetën edhe 22-vjeçarja Aurora Basha, e cila udhëtonte si pasagjere në makinën e tij.

Sakaq, shoferi ishte taksist dhe mësohet se punonte në të zezë.

Dyshohet se makina që drejtohej prej tij, pas një manovre të gabuar ra nga ura dhe përfundoi në kanalin me ujë.  Ata u nxorën të pajetë nga kanali me ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al