Transmetuar më 14-05-2021, 14:50

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës.

Raportohet se kamioni ka përplasur një person me biçikletë.

Kamioni e ka zënë poshtë personin, duke i dëmtuar këmbët.

Burri i plagosur raportohet se ka humbur ndjenjat.

Ka mbërritur ambulanca që e ka transportuar më pas atë për në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

/a.m/NOA.al