Transmetuar më 14-05-2021, 15:19
Foto ilustruese

Brenda pak minutash dy aksidente rrugore janë raportuar në Tiranë.

Në të parin policia thotë se në rrugën “Jordan Misja”, kamioni me drejtues shtetasin E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar një person me që po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit, i identifikuar me inicialet G. R., rreth 60 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në një tjetër aksident është plagosur një i mitur 8-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i "Komunës Parisit", ku mjeti  me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth  8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/