Transmetuar më 14-05-2021, 15:39

SPAK i ka sekuestruar dy llogari bankare mjekut kardiolog, Edvin Prifti.

Sipas organit të akuzës, ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK thotë se nga hetimet janë grumbulluar prova që krijojnë dyshime se nga ana e mjekut është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të tij apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

Kështu është vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të Edvin Priftit apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:

Sekuestrimin e shumës 51.479.368 lekë. Sekuestrimin e shumës 177.497 euro. /k.k/noa.al/