Transmetuar më 14-05-2021, 15:47

Një ish-polic do të jetë në krye të IKMT-së, pas largimit të Dallandyshe Bicit.

Dallëndyshe Bici u largua para zgjedhjeve të 25 prillit nga kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Bici kandidoi edhe për deputete në zgjedhjet e 25 prillit por nuk fitoi dot mandatin.

Ajo u emërua pas zgjedhjeve zv.ministre e Mbrojtjes. Vendin e saj e zuri Ajet Zyberi.

Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit.

Ai ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

/a.m/NOA.al