Transmetuar më 15-05-2021, 10:47

Jemi i vetmi vend në Ballkan që është futur në listën e zezë. Shtetet e tjera si ne, janë në Afrikë, ndër më të varfrat

LONDËR, 15 MAJ 2021 NOA.AL – Shqipëria është futur në listën "BLACK" të të ardhurave ilegale dhe pastrimit të parave të Mbretërisë së Bashkuar duke u bërë vendi i vetëm në Ballkan, pjesë e kësaj liste të zezë, raporton noa.al.

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar një listë të vendeve të konsideruara si vende me rrezik të lartë për pastrim parash dhe financimit të terrorizmit. Kjo listë u miratua nga të dy dhomat e Parlamentit dhe hyri në fuqi në 26 Mars 2021.

Lista rendit 21 vende, përfshirë Shqipërinë, e cila është i vetmi vend në Ballkan që shihet nga Mbretëria e Bashkuar si vend i tillë.

"Jamaicaobserver" shkruan se Barbados dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu në listën e botuar në pjesen"Rregulloret për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (vendet me rrezik të lartë) 2021". Në ishujt Kajman gjenden edhe biznese shqiptare deri dhe bankë e nivelit të dytë.

Vende të tjera të renditura janë Gana, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistan, Iran, Mauritius, Marok, Myanmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senega, Siri, Uganda, Jemen. /noa.al