Transmetuar më 17-05-2021, 16:15

Përplasje të forta janë regjistruar mes presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Vuçiç e Osmani, në takimin e nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni”.

Mediat në Serbi raportojnë se përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm.

Por këto u kundërshtuan paraprakisht nga Aleksandër Vuçiç.

Nga ana e saj, Osmani u shpreh se Beogradi po risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

“Unë thjeshtë kërkova që ndryshimi i kufijve të jetë në përputhje me Kartën e OKB-së. Shqiptarët nuk donin në asnjë mënyrë të flisnin për OKB-në, dhe të flasim ndryshe për këtë është plotësisht e pamundur”, ka deklaruar Vuçiç në konferencë për media.

Në takim, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. /k.k/noa.al/