Transmetuar më 17-05-2021, 20:29

Para disa ditësh një i mitur shqiptar nga Kosova, ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Arbijoni, 5 vjeç nga Mitrovica, jetonte me prindërit në Finlandë.

Prindërit e të ndjerit ishin të ftuar në emisionin “N’Kosovë Show” për të rrëfyer se djali i tyre ishte shumë i veçantë.

Arbioni vdiq pas një lufte dy vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Nëna e tij thotë se fatkeqësia e tyre nisi pasi djali i ishte rrëzuar në çerdhe kur ishte tre vjeç.

“Jemi befasuar sepse ai ishte një fëmijë i shëndetshëm. Krejt sëmundjen që e ka pas e kerkush s’ka mujt me dëgju atë fëmijë duke qarë”, shpjegoi nëna e tij.

Fëmija u varros në vendlindje, ndersa atë ditë, sipas prindërve, në qiellin e këtij qyteti u formua shkronja “A”.