Transmetuar më 17-05-2021, 21:16

Një emigrant shqiptar është vënë nën akuzë nga drejtësia në Selanik të Greqisë pasi u denoncua për tentativë përdhunimi dhe kryerje të veprave të turpshme.

Djali 24 vjeçar akuzohet se në orët e mëngjesit të së shtunës, në zonën Kalamaria të Selanikut, pranë një spitali, sulmoi një adoleshente 16 vjeçare greke.

E mitura denoncoi në policinë lokale se djali iu afrua dhe nisi ta ngacmojë seksualisht dhe e detyroi të kryente gjëra të pahijshme. Ajo tha se më tej 24 vjeçari tentoi ta përdhunojë, por arriti të largohet.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin dhe tha sot se ka përgatitur një dosje hetimore që i kaloi prokurorisë. /noa.al