Transmetuar më 19-05-2021, 14:09

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin jugor kinez të Shenzhen, një ditë më parë, ku një ndërtesë e lartë filloi të lëkundej papritur.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan njerëz që vraponin nga ndërtesa e cila po lëkundej në mënyrë të pashpjegueshme.

Ghithçka ishte në normalitet dhe as për tërmet nuk ishte raportuar. SEG Plaza në Shenzhen filloi të dridhet rreth orës 12:30.

Autoritetet që po hetojnë shkakun e lëkundjeve thanë në një deklaratë se nuk kishin gjetur "anomali në strukturën kryesore dhe mjedisin përreth ndërtesës".

Stacioni meteorologjik i qytetit raportoi një shpejtësi maksimale të erës me rreth 20 mph (32 km / h) mesditën e së martës – një normë lëvizje e përshkruar si një "fllad i freskët" nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA.

Përfunduar në vitin 2000, SEG Plaza është ndërtesa e 18-të më e lartë në Shenzhen dhe e 104-ta më e lartë në Kinë. /k.k/noa.al.

Momente frike/ Ndërtesa 79-katëshe lëkundet si të ishte prej letre

Burimi i lajmit: CNN